Emri: Jozefina Luçi

Viti i themelimit: 2020

Emri i kompanise: Vish Imagjinatën


Vish Imagjinatën

Unë jam Jozefina Luci Maliqaj, 35 vjeçe, e martuar, nënë e një vajze 4 vjeçe e cila quhet Grel .
Ishte Grel e cila solli dashuri në përditshmërinë time dhe më bëri mua të besoj në fuqitë e të qënurit nënë. Fuqia për t’ja dalë mbanë çdo nisme tënden. Kështu lindi dhe Vish imagjinatën nga dashuria për kujtimin e përjetshëm dhe magjisë të së bukurës.
Që nga dita kur u realizua fustani i ditëlindjes së parë për Grelin me vizatimet tona, unë mendova se do të ishte shumë bukur ta ndaja me ju këtë ide e bindur se do t’ju pëlqejë po aq sa më pëlqeu edhe mua .

Është bukur kur ndan experiencën tënde.
Vish imagjinatën ⭐

 

Video

×